Fillimi | Bota | Obama, Abas e Netanjahu besojnë në arritjen e paqes

Obama, Abas e Netanjahu besojnë në arritjen e paqes

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë shprehur mbështetjen për arritjen e një marrëveshje paqësore për konfliktin, gjatë procesit të bisedimeve që ka filluar në Uashington.
Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu duke iu drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas e quajti atë “partner në paqe”.
Netanjahu shtoi se ka ardhur koha për një paqe përfundimtare.
“Çdokush humbet nëse nuk ka paqe. Kam ardhur këtu të arrijë paqen që do t’i sjellë përfitime të gjithëve. Kam ardhur këtu për të gjetur zgjidhje”, tha Netanjahu.
Abas nga ana e tij tha se beson që një ujdi paqësore mund të arrihet brenda një viti. Ai i bëri thirrje Izraelit të ngrijë zhvillimin e kolonive hebreje në Bregun Perëndimor në mënyrë që të krijohet një shtet i pavarur palestinez.
Presidenti Obama i ka bërë thirrje të dyja palëve të lënë mënjëanë mosbesimin dhe të përdorin mundësinë për paqe.
“Puna e vështirë sapo ka filluar. As suksesi, as dështimi nuk janë të pashmangshme. Por e dimë se po nuk u përpoqëm dështimi është i sigurtë. Nëse palët nuk angazhohen në këto bisedime atëherë konflikti do të vazhdojë të thellohet duke marrë jetët edhe të një brezi tjetër e këtë nuk mund ta lejojmë”, tha Obama.
Pasditen e sotme udhëheqësit palestinezë e izraelitë do të fillojnë bisedimet e para ballë për ballë në më shumë se 20 muaj.
Në prag të bisedimeve janë rritur tensionet për shkak të sulmeve të Hamasit.
/evropa e lire/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Bota
Previous
image
Jemen, vriten rreth 96 ushtarë
Të paktën 96 ushtarë janë vrarë dhe shumë  të tjerë janë plagosur, kur një person i veshur me uniformë ushtarake, hodhi veten në ajër, gjatë ...
image
Rusi, shpallet qeveria e re
Presidenti rus Vladimir Putin sot promovoi përbërjen e re qeveritare. Siç pritej, në postet kyçe ai i emëroi kolegët e tij më të afërt partiak. ...
image
Ukrainë, shtyhet seanca gjyqësore për Timoshenkon
Gjykata ukrainase shtyu seancën e parë mbi akuzat e reja kundër ish kryeministres Timoshenko për më 26 qershor, sepse ajo është ende në spital. Ndërkohë, ...
image
Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
  Edhe pse filluan si të qeta protestat në rrugët e Chicagos përnjë moment kanë eskaluar kurë demonstruesit u përpoqën të thenin kordonet e policisë. Raportohet ...
image
Itali, mijëra persona e kaluan natën në qendrat e pritjes pas tërmetit
Vazhdon të dridhet toka në veri të Italisë. Lëkundjet më të forta janë ndjerë rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të sotëm në zonat ...
image
Dyzetë viktima në një sulm vetëvrasës në Sana
Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës ndaj ushtarëve në kryeqytetin jemenas Sana, kumtuan burime ushtarake.Të gjitha viktimat në sulm ...
image
SHBA-Pakistan, diskutojnë rihapjen e kufirit
Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata intensive me Pakistanin për të rihapur kufirin e këtij vendi për konvojet që bartin furnizime për NATO-n në Afganistan. ...
image
Tërmet në veri të Italisë
Një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit ka goditur Italinë veriore afër Bolonjës. Raportohet se tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit. Njoftohet për disa ...
image
Samiti i NATO-s, kapen planifikuesit e një sulmi
Tre persona janë akuzuar për komplot për të sulmuar selinë e fushatës së presidentit Barak Obama dhe për hedhjen e koktejeve të molotovit ndaj policisë, ...
image
Obama: 'Konsensus i G8 për eurozonën'
Presidenti amerikan Barak Obama tha se po “shfaqet një konsensus” se duhet bërë më shumë për të promovuar rritjen e vendeve të punës në Evropë, ...
image
BE përsërit përkushtimin për Greqinë
Liderët evropianë kanë përsëritur dëshirën e tyre që Greqia të mbetet brenda eurozonës. Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompei tha në një konferencë për gazetarë ...
image
Obama mirëpret liderët e G8-ës
Presidenti amerikan Barak Obama i ka mirëpritur liderët botërorë në hapjen e samitit të tetë ekonomive më të mëdha botërore, apo G8, që mbahet në ...
image
Sulme në Bagdad, 5 të vrarë
Policia dhe zyrtarët shëndetësorë irakianë thanë se nga shpërthimet e bombave në një treg kafshësh shtëpiake, kanë mbetur të vrarë të paktën pesë persona. Zyrtarët thanë ...
image
Samiti i G8, kriza e eurozonës në fokus
Liderët e G8-ës nisin një samit sot në Shtetet e Bashkuara me një temë kryesore në agjendë- krizën e borxheve të Evropës dhe shqetësimet mbi ...
image
SHBA miraton rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë, sipas së cilës, Irani duhet të ndalohet, para se të arrijë “kapacitetet e armëve bërthamore”. Për rezolutën votuan 401 ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com