- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Pakistan: 500 milionë dollarë ndihmë
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se mbrëmë vonë, në Pakistan kanë arritur 490.7 milionë dollarë, ndërsa janë premtuar edhe 325 milionë dollarë të tjerë. Nga vërshimet shkatërruese në Pakistan, vlerësohet se janë prekur 20 milionë njerëz. Kombet e Bashkuara kishin bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme prej 460 milionë dollarë. Ndërkohë valë të reja përmbytjesh kanë shkatërruar strehët e 150.000 pakistanezëve të tjerë, ka bërë ditur një zëdhënës i qeverisë pakistaneze. Qindra mijëra vetë janë larguar nga qytetet dhe fshatrat në rajone më kodrinore, për shkak të një vërshimi të ri lumit Indus në provincën Sindh. 600.000 vetë në këtë provincë aktualisht jetojnë nëpër çadra. Sipas Kombeve të Bashkuara, për gjendjen katastrofike në Pakistan kanë ndihmuar veçanërisht vendbanimet e shumta përgjatë lumit. Përmasat e katastrofës do të ishin shumë më të vogla, po qe se njerëzit nuk do të ishin vendosur në brigjet e lumit, tha drejtori i Programit të OKB-së për strategjinë e reduktimit të katastrofave Salvano Briceno në Gjenevë. Ai i bëri thirrje autoriteteve, në kuadër të rindërtimit, që të marrin në konsideratë rreziqet për njerëzit. NATO po planifikon një urë transporti ajror dhe përdorimin e anijeve. Duhet të transportohen ndihmat humanitare që janë dhuruar nga qeveritë dhe shoqatat humanitare. Alsat-M
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


