-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(61)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Iran: Filloi mbushja e centralit atomik me karburant
Irani sot e filloi mbushjen e centralit të parë atomik, që është ndërtuar nga Rusia.
Reaktori në pjesën jugore të Iranit, të quajtur Busher, ka startuar në ceremoninë, në të cilën merrnin pjesë zyrtarët të lartë iranianë dhe rusë.
Hapja solemne e këtij centralit bërthamor në Gjirin Persik, për Iranin para së gjithash është një simbol politik, me të cilin ai mund të theksojë pretendimin e vet për shfrytëzim paqësor të energjisë bërthamore.
Në njoftimin e Organizatës për Energji Atomike të Iranit, thuhet se inxhinierët e kanë filluar mbushjen e reaktorit me karburantë, në praninë e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Për ndërtimin e kapacitetit në Bushehr, janë dashur 35 vjet dhe shumë herë ai ishte rrezikuar nga vonesat.
Ceremonia e startimit u bë në periudhën kur ka shqetësime për programin iranian të pasurimit të uraniumit, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se ka për qëllim prodhimin e armatimit bërthamor. Irani i hedhë poshtë këto akuza.
Ekspertët vlerësojnë se fakti që tani, në Busher po vihet më në fund në punë centrali bërthamor, nuk mund të mjaftojë për të shpallur si të rivendosur partneritetin iraniano-rus. Për këtë ka edhe një pikë tjetër që i dhemb shumë Teheranit. Moska vazhdon të refuzojë livrimin në Iran të një sistemi tepër modern të mbrojtjes ajrore S-300. Dhe kjo me gjasë mund të jetë më e rëndësishme se sa starti i centralit të tij të parë bërthamor, për të cilin pret prej vitesh. Alsat-M
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin