-
(210)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(56)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Afrika e Jugut shpenzon mbi dy milionë dollarë në vit për familjen e presidentit Zuma
Afrika e Jugut shpenzon më shumë se dy milionë dollarë në vit për nevojat për familjen poligamiste të presidentit Xjekob Zuma, deklaroi ministri në Qeverinë jugarfikane, Kolins Çabane. Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Zuma, i cili për momentin ka tre bashkëshorte, pranoi se paradokohe është bërë baba për të 20 herë me radhë, me çka iu ekspozua kritikave për shkak të jetës së tij seksuale, për arsye se vendi i tij është midis të parave në botë, sipas numrit të të infektuarve nga virusi i sidës.
Çabane deklaroi se Afrika e Jugut këtë vit ka ndarë 15,5 milionë randë për mirëmbajtje të familjes Zuma, që është dyfish më shumë nga viti i kaluar.
Mjetet janë shfrytëzuar për pagesën e bashkëpunëtorëve, për bileta aeroplani dhe hotele të udhëtimeve lokale dhe ndërkombëtare, për pagesë të llogarive telefonike të bashkëshorteve të Zumës dhe personelit të tij ndihmës, për laptopë dhe printerë dhe për shpenzimet tjera të "jashtëzakonshme".
Çabane deklaroi se tre bahskëshortet e tanishme të Zumës, Tobeka, Sozakele dhe Nompumeleo merren me aktivitete të ndryshme humanitare dhe sociale në sferat e shëndetësisë, bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit dhe kujdesen për fëmijët pa prindër. /mia/
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin