Fillimi | Bota | Fëmijët e varfër rrezikohen nga alergjia

Fëmijët e varfër rrezikohen nga alergjia

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë fëmijët që jetojnë në kushte të këqija sociale dhe ekonomike mund të pësojnë nga alergji dhe sëmundje të ndryshme për shkak së kalimit të kohës së gjatë jashtë si dhe për shkak të përmbytjeve ose përdorimi i ujit me cilësi të vogël. Të dhënat e fundit flasin se 23 për qind nga fëmijët nën moshës 5 vjeçare pësojnë nga sëmundje të shkaktuar nga ambienti i pashëndetshëm. Sot në Parma edhe zyrtarisht filloi Konferenca e ministrave të organizuar nga Zyra evropiane e Organizatës botërore të shëndetësisë në të cilën do të marrin pjesë 27 ministra të shëndetit dhe të ambienit prej 53 vende të Evropës. Në këtë konferencë merr pjesë edhe ministri Bujar Osmani i cili do të flet për masat që merren në vend për zvogëlimin e impaktit të ndryshimeve klimaterike ndaj shëndetit të njerut. Sipas drejtoreshës së zyrës evropiane të Organizatës botërore të shëndetësisë Zhuzhana Jakab, ndryshimet klimaterike, kriza financiare si dhe ndryshimet socioekonomike që krijohen mes shteteve për shkak të problemeve financiare janë mes prioriteteve të qeverive. Sipas saj autoritetet duhet që të luftojnë ndaj ndryshimeve të mëdha socioekonomike dhe të ofrojnë kushte të mirë jetësore.Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje është që të përforcohen masat për përmirësimin e ambientit, shëndetit dhe të ndërmerren masa për zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimaterike. Për këtë shkak pritet që ministrat të premten të firmosin një deklaratë me të cilën do të obligohen që të garantojnë kushte normale për jetë siç është qasjen për ujë të pastër, cilësi të ajrit, mbrojtje nga materiale toksike etj, nga ana tjetër janë paraparë programe për përforcimin e aktiviteteve fizike të fëmijëve për ndalimin e peshës së tepruar fizike pasi momentalisht 15 milionë fëmijë në botë deri në 19 vite kanë peshë të tepruar. Pjesë e kësaj konference janë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe agjencive të ndryshme evropiane për mbrojtjen e ambientit.  Konferenca e ministrave evropiane të ambientit dhe të shëndetit po mbahet për të pestën herë,  ajo përfaqëson mbledhje të parë pas Konferencës së Kopenhagës ku në nivel të lartë do të diskutohet rreth pasojave nga ngrohjes globale kësaj radhe nga këndvështrimi i shëndetit.

Frosina Pandurska Dramiqanin, Parma

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Bota
Previous
image
Jemen, vriten rreth 96 ushtarë
Të paktën 96 ushtarë janë vrarë dhe shumë  të tjerë janë plagosur, kur një person i veshur me uniformë ushtarake, hodhi veten në ajër, gjatë ...
image
Rusi, shpallet qeveria e re
Presidenti rus Vladimir Putin sot promovoi përbërjen e re qeveritare. Siç pritej, në postet kyçe ai i emëroi kolegët e tij më të afërt partiak. ...
image
Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
  Edhe pse filluan si të qeta protestat në rrugët e Chicagos përnjë moment kanë eskaluar kurë demonstruesit u përpoqën të thenin kordonet e policisë. Raportohet ...
image
Ukrainë, shtyhet seanca gjyqësore për Timoshenkon
Gjykata ukrainase shtyu seancën e parë mbi akuzat e reja kundër ish kryeministres Timoshenko për më 26 qershor, sepse ajo është ende në spital. Ndërkohë, ...
image
Itali, mijëra persona e kaluan natën në qendrat e pritjes pas tërmetit
Vazhdon të dridhet toka në veri të Italisë. Lëkundjet më të forta janë ndjerë rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të sotëm në zonat ...
image
Dyzetë viktima në një sulm vetëvrasës në Sana
Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës ndaj ushtarëve në kryeqytetin jemenas Sana, kumtuan burime ushtarake.Të gjitha viktimat në sulm ...
image
SHBA-Pakistan, diskutojnë rihapjen e kufirit
Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata intensive me Pakistanin për të rihapur kufirin e këtij vendi për konvojet që bartin furnizime për NATO-n në Afganistan. ...
image
Tërmet në veri të Italisë
Një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit ka goditur Italinë veriore afër Bolonjës. Raportohet se tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit. Njoftohet për disa ...
image
Samiti i NATO-s, kapen planifikuesit e një sulmi
Tre persona janë akuzuar për komplot për të sulmuar selinë e fushatës së presidentit Barak Obama dhe për hedhjen e koktejeve të molotovit ndaj policisë, ...
image
Obama: 'Konsensus i G8 për eurozonën'
Presidenti amerikan Barak Obama tha se po “shfaqet një konsensus” se duhet bërë më shumë për të promovuar rritjen e vendeve të punës në Evropë, ...
image
BE përsërit përkushtimin për Greqinë
Liderët evropianë kanë përsëritur dëshirën e tyre që Greqia të mbetet brenda eurozonës. Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompei tha në një konferencë për gazetarë ...
image
Obama mirëpret liderët e G8-ës
Presidenti amerikan Barak Obama i ka mirëpritur liderët botërorë në hapjen e samitit të tetë ekonomive më të mëdha botërore, apo G8, që mbahet në ...
image
Sulme në Bagdad, 5 të vrarë
Policia dhe zyrtarët shëndetësorë irakianë thanë se nga shpërthimet e bombave në një treg kafshësh shtëpiake, kanë mbetur të vrarë të paktën pesë persona. Zyrtarët thanë ...
image
Samiti i G8, kriza e eurozonës në fokus
Liderët e G8-ës nisin një samit sot në Shtetet e Bashkuara me një temë kryesore në agjendë- krizën e borxheve të Evropës dhe shqetësimet mbi ...
image
SHBA miraton rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë, sipas së cilës, Irani duhet të ndalohet, para se të arrijë “kapacitetet e armëve bërthamore”. Për rezolutën votuan 401 ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com