Fillimi | Bota | Fëmijët e varfër rrezikohen nga alergjia

Fëmijët e varfër rrezikohen nga alergjia

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë fëmijët që jetojnë në kushte të këqija sociale dhe ekonomike mund të pësojnë nga alergji dhe sëmundje të ndryshme për shkak së kalimit të kohës së gjatë jashtë si dhe për shkak të përmbytjeve ose përdorimi i ujit me cilësi të vogël. Të dhënat e fundit flasin se 23 për qind nga fëmijët nën moshës 5 vjeçare pësojnë nga sëmundje të shkaktuar nga ambienti i pashëndetshëm. Sot në Parma edhe zyrtarisht filloi Konferenca e ministrave të organizuar nga Zyra evropiane e Organizatës botërore të shëndetësisë në të cilën do të marrin pjesë 27 ministra të shëndetit dhe të ambienit prej 53 vende të Evropës. Në këtë konferencë merr pjesë edhe ministri Bujar Osmani i cili do të flet për masat që merren në vend për zvogëlimin e impaktit të ndryshimeve klimaterike ndaj shëndetit të njerut. Sipas drejtoreshës së zyrës evropiane të Organizatës botërore të shëndetësisë Zhuzhana Jakab, ndryshimet klimaterike, kriza financiare si dhe ndryshimet socioekonomike që krijohen mes shteteve për shkak të problemeve financiare janë mes prioriteteve të qeverive. Sipas saj autoritetet duhet që të luftojnë ndaj ndryshimeve të mëdha socioekonomike dhe të ofrojnë kushte të mirë jetësore.Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje është që të përforcohen masat për përmirësimin e ambientit, shëndetit dhe të ndërmerren masa për zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimaterike. Për këtë shkak pritet që ministrat të premten të firmosin një deklaratë me të cilën do të obligohen që të garantojnë kushte normale për jetë siç është qasjen për ujë të pastër, cilësi të ajrit, mbrojtje nga materiale toksike etj, nga ana tjetër janë paraparë programe për përforcimin e aktiviteteve fizike të fëmijëve për ndalimin e peshës së tepruar fizike pasi momentalisht 15 milionë fëmijë në botë deri në 19 vite kanë peshë të tepruar. Pjesë e kësaj konference janë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe agjencive të ndryshme evropiane për mbrojtjen e ambientit.  Konferenca e ministrave evropiane të ambientit dhe të shëndetit po mbahet për të pestën herë,  ajo përfaqëson mbledhje të parë pas Konferencës së Kopenhagës ku në nivel të lartë do të diskutohet rreth pasojave nga ngrohjes globale kësaj radhe nga këndvështrimi i shëndetit.

Frosina Pandurska Dramiqanin, Parma

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Bota
Previous
image
Estonia dhe Bullgaria më pak borxhe në BE
Shtetet Estonia dhe Bullgaria janë ndër vendet me më pak borxhe në BE, njoftoi sot Agjencia evropiane e statistikave - EUROSTAT. Për dallim prej tyre, ...
image
Iran, Sarkozi: “Lufta nuk është zgjidhje
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, deklaroi se grusht-shteti ndaj Iranit nuk është mënyra për përballjen me kërcënimin bërthamor iranian. Në fjalimin e tij në darkën vjetore ...
image
Siri, Liga Arabe rikthen vëzhguesit
Lidhja Arabe përsëri do të dërgojë vëzhguesit ndërkombëtar në Siri, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, i cili për këtë ka marrë konfirmimin ...
image
Pakistan, vritet lideri i Al Kaedës
Një nga liderët më të frikshëm të Al Kaedës në Pakistan, ka mbetur i vrarë në një sulm të forcave amerikane. Lajmin e bëjnë të ...
image
Europë, i ftohti do të zgjasë deri në muajin mars
Sipas meteorologëve vala e ftohtit në Evropë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt, ndërkohë  sipas të dhënave të deritanishme nga ftohtin i ...
image
Obama: Evropa duhet plotësisht të përkushtohet në krizën debitore
Presidenti amerikan Barak Obama theksoi se Evropa nuk ka të drejtë që të heq dorë në periudhën kur liderët e saj luftojnë kundër krizës debitore, ...
image
Vazhdojnë bombardimet në Homs
Homsi i Sirisë vazhdon të tronditet nga sulmet e forcave të sigurisë, ndërsa aktivistët e opozitës njoftojnë për 31 civilë të vrarë.Konfirmimi i pavarur i ...
image
Gjermania dëbon katër diplomatë sirianë
Qeveria gjermane ka dëbuar katër diplomatë sirianë që thuhet të kenë lidhje me dy personat e arrestuar, që dyshohen për spiunim të opozitarëve sirianë në ...
image
Tërmet në Filipine, 48 viktima
Numërohen viktimat edhe nga tërmeti që para dy ditëve goditi pjesën qendrore të Filipineve. Deri më tani kanë humbur jetën 48 persona, ndërsa 92 të ...
image
“Airbus A380’, insektohet avioni gjigant
Agjencia evropiane për sigurim të aviacionit kërkoi të bëhet inspektimi i të gjithë 67 aeroplanëve Erbas A 380.  Kontrolli bëhet për shkak të plasaritjeve të ...
image
Izrael, filloi greva e përgjithshme
Sindikata Histadrut në Izrael organizoi grevë të përgjithshme në shenjë proteste për shkak të marrëveshjeve të punës në kohë të caktuar. Për shkak të grevës ...
image
SHBA sulmon pjesë të Pakistanit
Në një sulm amerikan më avion pa pilot janë vrarë 10 pakistanez në rajonin Verior të Vaziristanit në kufi me Afganistanin.  Dy raketa janë gjuajtur ...
image
Rrënohet godina, 21 të vdekur
Nën rrënojat e pallatit trekatësh, i cili para 2 ditësh u shemb në qytetin pakistanez Lahor, deri më tani janë gjetur 21 trupa. Në mesin ...
image
Davutoglu: Turqia e gatshme të organizojë konferencë për Sirinë
Turqia është e gatshme në një kohë më të afërt të organizojë konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrës rajonal dhe ndërkombëtar për krizën siriane, deklaroi sot shefi ...
image
Asadi nuk heq dorë nga vrasja e kundërshtarëve
Vazhdojnë sulmet ushtarake në Siri. Forcat qeveritare i intensifikuan sulmet në lagjet e qytetit, Homs. Gjatë natës qyteti është gjendur nën shënjestër të tankeve dhe ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com