-
(210)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(56)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Vritet njëri nga terroristët kryesor në Azinë Juglindore
Autoritetet e Indonezisë konfirmuan sot se gjatë aksionit të djeshëm të policisë në Xhakarta ishte likuiduar terroristi më i madh në Azinë Juglindore, Dulmatin. Ai ishte i dyshuar se është organizator i shpërthimeve në ishullin turistik Bali para 8 vitesh kur humbën jetën mbi 200 njerëz.
"Sot unë mund t’iu njoftojë se pas operacionit të djeshëm të suksesshëm të policisë kundër terroristëve të cilët fshiheshin në Xhakarta, njëri prej viktimave është edhe Dulmatin, njëri prej terroristëve më të kërkuar në Azinë Juglindore", u shpreh Susilo Bambang Judojono, president i Indonezisë.
Me deklaratën e sotme, presidenti indonezian Judojono i qartësoi dilemat e djeshme se a është likuiduar të vërtetë terroristi i sipërpërmendur Dulmatin. Ai ishte akuzuar për organizimin e shpërthimeve të mëdha në ishullin mondan Bali. Shpërthimet ndodhën në vitin 2002, kurse në to humbën jetën më shumë se 200 turistëve, kryesisht të huaj. Dulmatin ishte terroristi më i kërkuar indonezian, njëri nga liderët e organizatës “Xhemaja Islamia”, degë e Al Kaedës, qëllimi kryesor i të cilës është formimi i shtetit islamik në disa pjesë të territoreve të Indonezisë, Malajzisë, Singaporit, Filipineve dhe Tajlandës. Likuidimi i tij, sipas presidentit të Indonezisë, është një goditje serioze për tendencat e tilla ekstremiste në këtë pjesë të botës. Për kapjen ose likuidimin e Dulmatin, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte shpallur edhe shpërblim prej 10 milionë dollarësh. Aksioni i policisë ndodhi vetëm disa ditë para vizitës së paralajmëruar zyrtare të presidentit amerikan, Barak Obama, në Indonezi javën e ardhshme.
Ivan Bllazhevski
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin