- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Personat e vetëvrarë në Skoci nuk janë kosovarë
Tre personat e vetëvrarë në Skoci nuk janë kosovarë. Lajmi konfirmohet nga ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti. “Autoritete zyrtare britanike e konfirmojnë zyrtarisht se njerëzit, për të cilët është dyshuar se ishin shtetas të Kosovës dhe kishin bërë vetëvrasje dje, nuk janë shtetas të Kosovës. Ne nuk e dimë se shtetas të kujt janë ata persona, fundja autoritetet britanike nuk e kanë për obligim që ambasadën e Kosovës të njoftojnë për shtetësinë apo edhe motivet e vetëvrasjes së vendeve të tjera. Ambasada e Kosovës është përpjekur që nga momenti i parë që të marrë vesh apo edhe të konstatojë vërtetësinë e lajmit, sepse ishte shqetësuese kur në lajme doli se ata persona ishin shtetas të Kosovës. Por, tani jemi të lumtur të njoftojmë se nuk bëhet fjalë për shtetas të Kosovës”, theksoi ambasadori Hamiti.
Dy burra dhe një grua u hodhën dje nga nga kati i 15 i një shumëkatëshi në Skoci duke gjetur e vdekjen e menjëhershme.
Tre trupat e pajetë u gjetën dje në darkë pranë një godine shumëkatëshe në zonën Springburg në verilindje të Gllasgout. Fillimisht u dyshua se ata ishin shtetas kosovarë të cilët e ndërmorën këtë akt tragjik, pasi autoritetet e shqyrtimit të aplikimit për azil, ua refuzuan një kërkesë të tillë. (balkanweb)
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


