Qeveria e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar 225 milionë euro fonde buxhetore për 25 ndërmarrje, investues të huaj direkt. Me këto para janë punësuar vetëm 20 mijë punëtorë nga të cilat shumica janë marrë nga disa prej ndërmarrjeve vendase. Këtë e ka konstatuar analiza e qeverisë pas deklasifikimit të dokumenteve për tërheqje të investitorëve të huaj. Sipas analizave të shpenzimeve – përkundër rezultateve të investimeve të huaja direkte në Maqedoni, në periudhën prej dhjetë vjetësh një punonjës te një investitor i huaj shtetit i ka kushtuar 11 mijë euro. Nga ndihma e përgjithshme shtetërore dhe shpenzimet, direkt në llogaritë e kompanive të huaja janë transferuar rreth 26 milionë euro para të pakthyeshme. Nga lirimet tatimore dhe doganore Maqedonia ka humbur rreth 70 milionë euro, para që kanë mundur të qëndrojnë në arkën e shtetit. Cila kompani sa para ka fituar, kanë vendosur ministri, këshilltarët dhe promotorët. Janë bërë negociata në katër sy, subvencionet janë paguar me para të gatshme.

Ky është rezultati i përmbledhur pas deklasifikimit të kontratave të lidhura në një rreth të mbyllur dhe kanë qenë të mbyllura për publikun. Marrëveshje me të cilën është injoruar ekonomia e Maqedonisë. Duam të sqarojmë se nuk ka pasur asnjë dokument apo udhëheqës me kritere të qarta për negociata ose të paktën ne nuk i kemi gjetur. Kanë negociuar ministra, këshilltarë, promotorë, dhe kur i kanë përfunduar negociatat, qeveria e Nikolla Gruevskit i ka klasifikuar kontratat dhe ka siguruar fshehtësinë e tyre- deklaroi Mile Boshnjakovski, yëdhënës i qeverisë së RM-s.

Për të krijuar vende pune janë shpenzuar 14 milionë euro, por të gjitha kompanitë nuk e kanë marrë të njëjtën shumë. Disa prej kompanive të huaja kanë marrë nga një mijë euro për një vend pune, e dikush edhe 11 mijë euro mjete të pakthyeshme. Për trajnime në llogaritë e kompanive të huaja direkt nga arka shtetërore janë paguar pesë milionë euro. Edhe në këtë rast nuk ka pasur rregulla, disa kanë marrë nga 100, ndërsa disa kompani nga 3 mijë euro për trajnim, për punonjës. Ajo që është e diskutueshme është se vetëm një përqind e materialeve dhe lëndëve të para të nevojshme janë blerë nga kompanitë vendase. Bosnjakovski tha se investitorët e huaj të cilëve ju kanë përfunduar marrëveshjet do të vazhdojnë të thithin para nga Buxheti, sepse sipas qeverisë nuk është e levërdishme të përfundohen këto marrëveshje. Nga Qeveria njoftojnë se në ditët e ardhshme do të prezantohet edhe analiza për çfarë dhe si janë shpenzuar 130 milionë euro para shtetërore, për të tërhequr investimet e huaja. Qeveria njoftoi për një pako-model të ri për tërheqje të investimeve, por edhe për barazimin e investitorëve të huaj dhe atyre vendor.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me