Me rishikimin e parë të buxhetit të qeverisë së re, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare, do të zgjidhen disa probleme sipërfaqësore, analizon Xhevdet Hajredini. Vlerësimi i tij është se është e pamundur në një periudhë kaq të shkurtër prej 1 muaji, Qeveria të zbulojë të gjithë borxhet e pushtetit të kaluar ndaj shfrytëzuesve të buxhetit dhe kompanive të ndryshme.

 Qeverisja dhe shpenzimet e shfrenuara të qeverisë së mëparshme duhet të jenë shembull se si nuk duhet të menaxhojnë me buxhetin vendor, thotë Hajredini.

Kryeministri Zaev një ditë më parë doli me një shifër prej 400 milionë eurosh si borxh i fshehur ndaj ekonomisë. Për rishikimin e propozuar Zaev njoftoi se shkurtime më të mëdha do të ketë në kabinetin e tij, me rreth 7 milion euro. Do të shkurtohen të gjitha paratë e caktuara më parë për fushata, reklama, promovime dhe për OJQ-të. Më pak para janë paraparë për udhëtime zyrtare, promovime ekonomike dhe përfaqësime, ndërsa shkurtime më të theksuara do të ketë në investimet kapitale. Nuk është paraparë lëshim i Euro-obligacionit, ndërsa qeveria e re premton rritje të pagës minimale prej 12 mijë denarëve nga shtatori dhe pagesën e parave për punëtorët e falimentuar. Do të ketë edhe 20 milionë euro shtesë për Fondin pensional për pagesën e papenguar të pensioneve. Debati për rishikimin e buxhetit në Kuvend duhet të zgjasë 20 ditë dhe sipas pritjeve të miratohet para 2 gushtit.

Alsat-M

Shpërndaj me