Pas vonesave të njëpasnjëshme në gjykatë, sot ish kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit një orë e gjysmë para kohe. Ai rastësisht hyri në Gjykatën Penale Shkupi 1 bashkë me të akuzuarit për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Pasi ka pritur para gjyqit, policët e kanë informuar se gjykimi i tij nuk fillon nga ora 10 por nga ora 11:30. Gruevski u largua që sërish të kthehet pas një ore e gjysmë. Në seancën ndaj tij, Gruevski i pakënaqur nga vendimet e gjykatëses që lejoi bombat dhe ekspertizën e Mercedesit të shërbejnë si prova, akuzoi se rasti është montim politik.

A është zëri juaj në bombat? A kërkoni ju masazhierë dhe televizorë… të kthehemi në provat?

Zonjë, a nuk e shihni ju se për çfarë procesi politik bëhet fjalë? A nuk e shihni se e gjithë kjo që po ndodhë është proces politik për t’u ndërruar qeveria e VMRO-DPMNE-së, për t’u ndryshuar emri kushtetues që po bëhet për momentin – u përgjigj Nikolla Gruevski, ish kryeministër.

Gruevski akuzoi se qeveria e Zoran Zaevit në mënyrë populiste manipulon edhe me vlerën e Mercedesit e cila është ulur për tre herë.

A planifikojnë të krijojnë klimë të mos shitet Mercedesi, kinse vlera e llogaritur është shumë e vogël ose planifikojnë t’ia shesin ndonjërit prej të afërmve të tyre për shumë pak para? – tha Nikolla Gruevski, ish kryeministër.

Për blerjen e Mercedesit luksoz për mbi gjysmë milion euro, përveç Gruevskit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare akuzohen edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska dhe ndihmësi i atëhershëm i saj, Gjoko Popovski.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me