Atleti nga Xhamajka, Usein Bolt është fitues i çmimit “Laureus”, si sportisti më i mirë në botë për vitin 2016. Në konkurencën e femrave ky çmim i takoi amerikanes Simon Bajlls. Për Bolt , ky ishte çmimi i katërt me radhë , pasi triumfoi në vitin 2009, 2010 dhe 2013. Ndërkohë në konkurencën e femrave, Bajlls u ndal në vendin e parë më shumë për arritjen e saj në Lojrat Olimpikë në Rio,  ku fitoi 5 medalje , prej të cilave 4 ishin të arit dhe një i argjendit. Skuadra më e mirë në botë u shpall ajo e bejsbollit amerikan, Çikago Kabs, kampioni aktual në SHBA.

Shpërndaj me