Taktizimet e politikanëve për formimin e qeverisë së re, dëmtojnë ekonominë vendore. Afaristët thonë se për shkak të situatës aktuale, çmimin që do ta paguaj ekonomia do të jetë i lartë. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të formohet qeveria e re në vend, ndërsa prioriteti i saj ndaj kompanive të jetë pagesa e të gjitha borxheve që i ka akumuluar qeveria, ndërmarrjet publike dhe komunat.

Kjo do të thotë një hua të madhe prej mbi 1 miliard euro në Republikën e Maqedonisë që do të mundësojë funksionimin e ekonomisë me plotë kuptimin e fjalës – tha ekonomisti Goran Rafajlovski.

Ndërsa përveç likuiditetit, në pikëpyetje është vënë edhe zhvillimi i ndërmarrjeve vendore.

Politika zhvillimore, marrja e lejeve për zgjerim të koncesioneve e kështu me radhë, nuk funksionon, pasi kemi ngecje në funksionimin e qeverisë – tha biznesmen Nikolajço Nikolov.

Sektori i biznesit konsideron se po të mos ishte kriza, atëherë ekonomia do të gjeneronte Prodhim Bruto Vendor më të lartë, si dhe eksport më të lartë të mallrave dhe shërbimeve. Por, këto mesazhe të komunitetit të biznesit nuk kishte kush t’i dëgjojë pasi në manifestimin e 95 vjetorit të formimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, nuk kishte asnjë përfaqësues nga qeveria. Aty kishte ish funksionarë si dhe biznesmen nga tërë rajoni mes të cilëve ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq dhe kryeministri shumëvjeçar i Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me