Birraria e Shkupit në tetë javët e ardhshme organizon lojë shpërblyese për blerësit e prodhimeve të tyre. Në lojën shpërblyese do të mund të merret pjesë me kapakët e birrës Skopsko, Skopsko smooth dhe Skopsko ratler prej 0.3 dhe 0.5 litrave në shishe xhami që në anën e brendshme të tyre kanë kodin e vetëm i cili duhet të dërgohet në numrin e telefonit 14-33-7. Çmimi i një porosie SMS është 5.9 denar me TVSH. Për nevojat e lojës shpërblyese u incizua edhe një video klip në të cilin është një tavolinë e gjatë mbi 35 metra, më shumë se 60 mijë kapakë të birrës, ekip prej mbi 50 anëtarëve dhe qindra statistë.

 Kjo lojë shpërblyese do të zgjatë 8 javë dhe do të ndajmë rreth 800 shpërblime. Kënaqësia është e madhe pasi mekanizmi është i thjeshtë. Në lojën shpërblyese marrin pjesë të gjithë paketimet promovuese të birrës Skopsko, Skopsko smooth dhe Skopsko ratler prej 0.3 dhe 0.5 litrave në shishe xhami që në anën e brendshme të tyre kanë kodin e vetëm. Shpërblime do të ndahen çdo orë, çdo ditë, çdo javë, ndërsa tërheqja kryesore do të jetë më 5 qershor ku do t’i ndajmë edhe shpërblimet kryesore, dy shpërblime, Volcvagen Polo dhe automjet Kampimi  i cili gjithashtu është tërheqës – tha Katerina Haxhiangeleska Naçevska, birraria Shkup.

 Alsat-M

 

Shpërndaj me