Bimilk sot kremton 65 vjetorin e ekzistimit të saj. Vetë fakti që kompania është formuar si fabrika e parë e qumështit në Maqedoni flet për traditën shumëvjeçare, për cilësinë e pandërprerë dhe për përkushtimin 65-vjeçar në punën për të ndërtuar një brend me peshën e emrit “Fabrika e qumështit Manastir”. Bimilk rrënjët e saj i ka nga viti i largët 1952, kur prej më shumë ndërmarrjeve tregtare është formuar ndërmarrja për prodhimin e qumështit “Mlekar” Manastir, kapaciteti ditor i të cilës atëherë ka qenë 10.000 litra, ndërsa sot, pas 65 vitesh, kompania mund të lëvdohet me përpunim vjetor të më shumë se 90 milionë litra qumësht dhe prodhimin e më shumë se 54 produkteve të ndryshme. Sot, fabrika e qumështit e Manastirit është prodhuesi më i madh i qumështit dhe produkteve të qumështit në Maqedoni, duke plotësuar për çdo ditë nevojat e shumë miliona konsumatorëve të kënaqur. E, pikërisht konsumatorët janë edhe në fokusin e strategjisë afariste të kompanisë që nga fillimi e deri sot. Nga dëshirat dhe nevojat e tyre fillojnë të gjitha proceset dhe aktivitetet afariste lidhur me zhvillimin, modernizimin dhe standardizimin e prodhimtarisë, mirëpo komunikimi konstant i hapur është ai që e bën sot Bimilk-un kompani që me të vërtetë depërton në mendjen dhe zemrën e konsumatorit.

Alsat-M

Shpërndaj me