Gazeta gjermane “Bild”, shkruan se nëntë futbollist të skuadrës së Borrusia Dortmund gjatë qëndrimit të tyre në Spanjëe, kane qenë të helmuar nga mishi. Sipas “Bild”, lojtarët në fjalë kanë pasur shenja të helmimit dhe nga sa bëhet e ditur, shkak është bërë konsumimi i mishit në Marbella. Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin dhe Reimann kanë ndjerë shqetësime shëndetësore, pasi cilësia e mishit të konsumuar prej tyre nuk ka qenë në parametrat e duhur. Nëntë futbollistët, gjithsesi nuk kanë pasur komplikacione dhe  trajneri i Borussia Dortmund, Stoeger është shprehur optimist se ata do të jenë në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Wolfsburg.

Shpërndaj me