Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’,  Arsenali është ndarë me trajnerit aktual Arsen venger dhe tani është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë trajnerit te Borusia Dortmund, Tomas Tushel. Sipas të përdistshmes gjermane skuadra nga Londra më në fund ka vendosur t’iu përgjigjet kërkesave të tifozëve, duke ndarë rrugët me Vengerin në fund të sezonit, posaqërisht pas eliminimit të rëndë në Ligën e Kampionëve , ku u mundën nga bajerni me 10-2 dhe pas dështimeve të shumta në vitet e fundit. Tani mbetet që të dëgjohet përgjigja e drejtuesve të skuadrës gjermane , por edhe trajnerit gjerman, i cili do të shkojë kontingjentin e trajnerëve gjerman në Premier Ligë , pas ardhjes së Jyrgen Klopit në pankinën e Liverpullit.

 

Shpërndaj me