Të rrisësh perimet dhe ndonjë lloj barishte ndonjëherë mund të jetë proces i mundimshëm, sidomos në vendet urbane për shkak të mungesës së hapësirës. “Kopshti i mençur” e bën këtë më të lehtë. Këtë javë në IFA Tech në Berlin u shfaqë modeli më i fundit dhe më i avancuar i kopshtit të mençur ku krijuesit e kësaj makine thonë se janë inspiruar nga teknologjia e NASA-s të cilët bëjnë rritjen e bimëve ne hapësirë. Në një mbajtëse plastike futet dheu, fara për rritje,ujin e merr nga rezervuari që gjendet aty ndërsa punën tjetër e bën llamba bën e cila i jep drite 16 orë radhazi e cila zhvillohet e gjitha nën komandën “Shtype dhe Rritu”.Drita e kuqe dhe e bardhë është perfekte për rritjen e bimëve dhe përshpejton atë nga 30-50% duke u bazuar në llojin e bimës dhe çdo bishtajë bën deri në 3 frute.

Shpërndaj me