Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka vendosur që Bekim Fazliu të jetë kandidat i PDSH-së për kryetar të qytetit të Shkupit për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit, kurse për bartës liste të këshilltarëve të qytetit të Shkupit është zgjedhur afaristi i njohur, Idriz Ajrullau.

Bekim Fazliu njihet si deputeti më i zëshëm shqiptar në dy mandatet e fundit të Parlamentit. Ai gjithashtu në të kaluarën ka qenë edhe kryetar i komunës së Sarajit, si dhe një periudhë këshilltar në qytetin e Shkupit.

Shpërndaj me