Komisioni evropian rriti lehtë sot parashikimet e tij për rritjen ekonomike për eruozonën në vitin 2017 dhe 2018, por paralajmëroi për pasiguritë e lidhura me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe të Brexit.

Në parashikimet e tij të dimrit, ekzekutivi evropian parashikon një rritje ekonomike prej 1,6 për qind në vitin 2017 dhe 1,8 për qind në vitin 2018, pas një rritje prej 1,7 për qind në vitin 2016.

Më 9 nëntor, gjatë parashikimeve të tij të vjeshtës, Komisioni kishte parashikuar një rritje prej 1,5 për qind në vitin 2017 dhe 1,7 për qind në vitin 2018 për 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët.

Shpërndaj me