Nga Agjencia për mbështetje financiare dhe zhvillim rural konfirmuan se në qershor revizorët nga Brukseli do të kontrollojnë se si janë ndarë paratë evropiane të programit IPARD dedikuar për bujqit. Nga Agjencia thonë se ky është revizion i rregullt por më voluminoz i programit IPARD për periudhën 2007-2013.

Agjencia çdo ditë i nënshtrohet gjashtë revizioneve të ndryshme. Në çdo revizion ka gjasa të gjendet diçka. Kush punon edhe gabon. Nuk ka garancë se edhe në këtë revizion nuk do të ketë lëshime, por ne përpiqemi në çdo mënyrë t’i përgatisim materialet dhe t’i shohim – tha Maja Brajoviq – menaxhere e revizionit të brendshëm në Agjencinë e mbështetjes financiare dhe zhvillimit rural

Të punësuarit e agjencisë i përgatisin listat e kërkuara për projektet e paguara, lokacione të projekteve, adresa e banimit të shfrytëzuesve, shuma e parave të paguara nga BE-ja edhe nga pjesa kombëtare, pikat dhe rezultatet në teren. Në dy vitet e fundit kërkohet a ka kthim të pjesëve të paguara. Deri në fund të javës koordinatori kombëtar përmes Ministrisë së financave do t’i dorëzojë dokumentet e kërkuara në Bruksel. Nga agjencia thonë se praktikë wshtw që përfaqësues të Brukselit të përzgjedhin disa persona që i shfrytëzojnë paratë evropiane, i vizitojnë dhe ta konstatojnë gjendjen faktike nëse janë respektuar të gjitha rregullat që i kërkon BE-ja me programin IPARD. Brajoviq thotë se edhe në të kaluarën revizorët kanë pasur vërejtje.   “Nëse dikush ka blerë traktor dhe tani ai mund të jetë i prishur, edhe këtë ta konstatojnë. Shpresojmë të mos kemi probleme – tha Brajoviq.

Sipas Agjencisë, më shumë probleme ka pasur vitin e parë, prej kur filloi shfrytëzimi i mjeteve IPARD. Nga Agjencia pranojnë se edhe më tej shumë pak para tërheqim nga programet IPA dhe IPARD.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me