Mançester Siti është aktualisht skuadra që të gjithë nuk do të dëshironin të kishin përballë si kundërshtar për shkak të formës që po kalon ekipi i Pep Guardiolës. Por skuadra e Bazelit, në Ligën e Kampioneve, ka bindjen se nuk duhet të frikësohen dhe u beson më shumë statistikave që ka ndaj skuadrave angleze. Rezultatet e tyre ndaj anglezëve janë mbresëlënëse dhe thuajse në çdo sezon ka arritur që të mposhtë apo të marrë një rezultat të bujshëm ndaj një ekipi të tillë. Sipas “Blick”, këto statistika kanë bërë që në skuadrën e Taulant Xhakës të përjetohet me mjaft optimizën sfida ndaj një prej ekipeve më në formë të Europës dhe pretendente për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon.

Rezultatet e Bazelit ndaj skuadrave angleze në vitet e fundit

Sezoni 02/03: Liverpul-Bazel 1-1/Bazel-Liverpul 3-3

Sezoni 11/12: Mançester Junajtid-Bazel 3-3/Bazel– Mançester Junajtid 2-1

Sezoni 12/13: Totenhem-Bazel 2-2/Bazel-Totenhem 6-3 (pas penalltive)

Sezoni 13/14: Çellsi-Bazel 1-2/Bazel-Çellsi 1-0

Sezoni 14/15: Bazel-Liverpul 1-0/Liverpul-Bazel 1-1

Sezoni 17/18: Mançester Junajtid-Bazel 3-0/Bazel-Mançester Junajtid 1:0

Shpërndaj me