Ende nuk janë kompletuar 32 skuadrat e Botërorit “Russia 2018”, kompanitë e mëdha të basteve, kanë nisur të kuotojnë ekipet përkatëse që mund të fitojnë kompeticionin më madhor të futbollit. Sipas koeficientëve, favoritë për ta fituar Botërorin 2018 janë Gjermania, dhe Franca, të cilat kanë kuotën mesatarisht 5.00. Pastaj renditen Brazili (koeficienti 6.00) dhe Spanja (7.50). Në mesin e favoritëve tani është edhe Argjentina e Lionel Mesit, edhe pse me mund të madh siguroi kualifikimin në Botëror. Koeficienti i Argjentinës shkon deri në 8.00, ndërsa Rusia nuk është në mesin e skuadrava favorite, duke u kuotuar me koeficientin 33.

Shpërndaj me