Sonte në kuadër të eliminatoreve për botërorin e basketbollit i cili në vitin 2019 do zhvillohet në Kinë, në Shkup do të përballen Maqedonia dhe Kosova. Për të dyja këto ekipe përfaqësuese kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Maqedonia në këtë përballje nuk guxon të humbas dhe në kohë të njëjtë do të luajë për të shënuar një fitore me më shumë se pesë pikë dallim. Në rast se Kosova fiton në Shkup, atëherë e siguron kualifikimin për më tutje në garat eliminatore për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Nëse Maqedonia fiton me pesë pikë e më shumë diferencë ndaj Kosovës, mund të ketë kalkulime në takimin Estoni-Maqedoni, e cila luhet me 16 gusht. Sepse në rast të fitores së Maqedonisë në Tallin, atëherë Kosova duhet ta mposhtë Estoninë me më shumë se 27 pikë në Prishtinë. Ndeshja Maqedoni – Kosovë do të zhvillohet në palestrën “Boris Trajkovski”, pa prezencën e publikut. Ajo do nis në ora 20:30 minuta.

Shpërndaj me