Ka marë fund “beteja” mes Barcelonës dhe Neymar pas largimit të yllit brazilian për te PSZH. Klubi katalan ka zhbllokuar gjithçka dhe pasi ka marë 222 milionë euro, në adresë të PSZH-së, ka dërguar çertifikatën e transfertës të Neimar te klubi francez. Pas kompletimit të dokumenteve të transferimit sulmuesi brazilian pritet të debutojë këtë fundjavë me skuadrën e tij të re, Paris Sen Zhermen. Federata Franceze e futbollit ka konfirmuar se Neymar mund të debutoj në këtë javë, kur parisienët do të ndeshen në udhëtim te Guingampi të dielën.

Shpërndaj me