Skuadra e Barcelonës, pas 28 raundeve të zhvilluara në kampionatin spanjoll e gëzon epitetin e skuadrës më të ndershme në La Liga. Këta në 28 ndeshje të këtij sezon nuk kanë pasi asnjë karton të kuq dhe po ashtu kundër tyre nuk është akorduar asnjë penalti, shkruan Marca. Para plotë 46 viteve një lojë të tillë të ndershme kanë pasur Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa sivjet sa i përket këtij sezon skuadra e Barcelonës në listën e “fair playt” është shumë para të tjerave skuadra që luajnë në Primera. Ndërsa në përballjet e Barcelonës, gjashtë futbollist kundërshtar janë përjashtuar nga loja, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme me Valencia (4:2) nga loja u përjashtua Eliquim Mangal.

Shpërndaj me