Ylli argjentinas realizoi dy gola në fitoren e pastër 3:0 të Barcelonës ndaj Juventusit. E udhëhequr nga një Lionel Messi në formën më të mirë, Barcelona ka shkatërruar Juventusin duke e mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Në fund të pjesës së parë erdhi edhe goli i parë i ndeshjes. Lionel Messi pas një kombinimi me Luis Suarez arriti të shënonte në minutën e 45-të të takimit, duke e lënë të shtangur portierin Buffon. Me të filluar pjesa e dytë, Barça shënoi edhe golin e dytë. Ivan Rakitiç realizoi për 2:0 në minutën e 56-të. Një tjetër mrekulli nga Messi erdhi në minutën e 69-të ku paralizoi mbrojtjen e Juves për të mposhtur sërish Buffonin.

Shpërndaj me