Banka Popullore e Maqedonisë ka ulur normën e interesit për bono thesaret shtetërore për 0.25 për qind dhe tani është 3.5 për qind. Brenda një muaji kjo është ulja e dytë e këtij interesi, që është baza mbi të cilën llogariten të gjitha normat e tjera të interesit, siç janë normat e interesit të kredive dhe të depozitave. Banka Popullore ka vendosur tu lejojë bankave të vendosin para shtesë për bono thesaret shtetërore. Kjo është për shkak se bankat kanë para të tepërta, të cilat kryesisht vijnë nga rritja e kursimeve të qytetarëve dhe nga blerja e devizave nga ana e Bankës Popullore nga bankat. Vitin e kaluar, rezervat devizore kanë shënuar rritje. Është rritur edhe kursimi. Inflacioni në çmimet e konsumit vendor mbetet negativ dhe është për 0.2 për qind më i ulët në mesatare. Kjo është për shkak të çmimeve më të ulëta të ushqimeve dhe energjisë.

Ndërsa inflacioni bazë është pak në pozitivë.

Shpërndaj me