Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që do të zhvillohen pas 6 muajsh në Korenë e Jugut, rrezikojnë të dështojnë. Shkak është tensioni i lartë i krijuar në këtë zonë të Azisë muajt e fundit, pas testeve të shumta ushtarake që po bëhen nga Koreja e Veriut, që ka kërcënuar nisjen e një konflikti ushtarak. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, gjatë një deklarate të lëshuar nga Lima (Peru), aty ku do të përcaktohet këtë javë vendi organizator i Lojërave Olimpike të vitit 2024, ka thënë se situata është e qetë. “Lojërat e Pyeongchang nuk rrezikojnë të dështojnë, janë të sigurta dhe do të zhvillohen normalisht. Për momentin nuk ka asnjë rrezik dhe të gjithë po punojnë që situata të qetësohet. Jam i sigurt se diplomacia do të mbizotërojë gjatë kësaj Olimpiade”, tha Bach.

Shpërndaj me