Raporti i Avokatit të Popullit i cili flet për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut vetëm konfirmon kritikat e shumta që vijnë përmes raporteve ndërkombëtare të cilat disa herë nga Qeveria janë cilësuar si joreale. Ekspertët shtrojnë dilemën se derisa Qeveria është e shurdhër ndaj kritikave të huaja, si do t’i marrë parasysh kritikat nga brenda.

Raporti i Avokatit të Popullit për momentin e konfirmon vlefshmërinë e atyre kritikave të cilat vinin nga raportet e ndryshme të jashtme si “ Freedom House” , e në masë të madhe raportet e Komisionit Evropian. Këto problem e reflektojnë situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet vendi , për të cilën nuk po ndërmerret asnjëfarë mase e qartë për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e njeriut – tha Simonida Kacarska , Instituti për Politikë Evropiane.

Komiteti i Helsinkit vlerëson se për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, institucioni Avokati i Popullit nuk ka fuqinë e mjaftueshme për të ndërmarrë masat e duhura dhe për këtë shkak në vend se të ketë përmirësim, ka përkeqësim të situatës.

Avokati i Popullit për fat të keq nuk mund tua tregojë dhëmbët institucioneve, meqë gjithçka varet nga vullneti dhe bashkëpunimi Institucioneve  dhe ata shpesh bashkëpunojnë por vetëm përmes ndonjë komunikate me shkrim , shpesh njoftojnë edhe për gjëra të cilat nuk i bëjnë dhe për këtë arsye Avokati i popullit kishte shumë pak mundësi që të ndikojë realisht në situatat me të drejtat e njeriut – tha Voislav Stojanovski,  Komiteti  Helsinki.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit ishin konstatuar shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Ndër to ishte edhe keqtrajtimi i protestuesve të “Revolucionit shumëngjyrësh” nga policia, gjuha e urrejtjes nga zyrtarë të lartë të vendit, kushtet dhe trajtimi jo njerëzorë i të burgosurve.

Vjollca Aliti

Shpërndaj me