Autostrada Kërçovë-Ohër është tepër e shtrenjtë dhe nuk do të sjellë dobi ekonomike, konsideron profesori universitar Nikolla Popovski por edhe një pjesë e ekonomistëve. Ata shprehen se së paku 130 milionë eurot shtesë që shteti duhet t’i paguajë për përmirësimin e gabimeve në këtë aks do të jetë barrë plotësuese për ekonominë vendore. Popovski në profilin e tij në Facebook shkroi se me këtë autostradë shteti është më shumë në humbje, se sa në fitim.

Autostrada Kërçovë-Ohër në gjithë trasenë arriti vlerën prej 530 deri 550 milionë euro. Rreth 9,5 milionë euro për kilometër. Bravos. Para të majme publike në erë për të cilat do të paguhet edhe interes. Janë me rëndësi të ashtuquajturat “investime kapitale” apo jo? Kthimi direkt dhe indirekt i investimit do të jetë negativ dhe me shpenzime edhe më të mëdha për mirëmbajtje në 40 deri 50 vitet e ardhshme. Shpenzimi shumëfish më i madh sesa efekti. Joefikasiteti dhe puna e këtillë joekonomike që e drejton RM-ja ndaj fundit shumëvjeçar – deklaroi Nikolla Popovski, profesor universitar.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se pa rrugë të mira nuk mund të presim rritje ekonomike. Nga Oda Ekonomike Maqedonaso-Turke shprehen se pa rrugë cilësore vendi nuk është atraktiv për investitorët e huaj.

Është e qartë se infrastruktura është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Më i rëndësishëm është pranimi dhe dërgimi i shpejtë i mallrave për zhvillim të ekonomisë tha Ajdoven Adamovski, kryetar i Odës Ekonomike Maqedonaso-Turke.

Nga Oda Ekonomike për turizëm thonë se është e kotë që shtetit të japë subvencione për turistë kur nuk ka rrugë cilësore që turistët të mbërrijnë deri te kapacitetet tona turistike.

Ndryshe, dje ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski tha se deri në fund të janarit do të nënshkruhen dy anekse të marrëveshjes me kompaninë kineze “Sinohidro”. Njëri për prolongimin e afatit për ndërtim, ndërsa tjetri për shumën plotësuese për përmirësimin e lëshimeve në autostradë.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me