Tenistja më e mirë nga Maqedonia, Lina Gjorçevska të enjten do të zhvillojë përballjen e parë në turneun “Australian Open”, kur takohet me amerikanen Sasha Vikeri, në kuadër të sfidave paraeliminatore. Amerikania Vikeri mban poziëtn e e 137 në listën VTA, ndërsa në vitin 2014 u eliminua në raundin e parë. Për të kaluar në fazën kryesore të turneut në Melburn, Lina Gjorçeska duhet të kalojë 3 raunde paraeliminatore.

Vitin e kaluar, Gjorçeska pësoi disfatë në sfidën e parë , kundër Belisit me rezultat 0-2 në sete.

Shpërndaj me