Skuadra nga Kolumbia ka fituar çmimin ‘Fair Play’, pasi që trofeun e Kupës së Amerikës së Jugut vendosi t’ia dhuronte klubit brazilian Chapecoense, lojtarët e së cilës humbën jetën në aksidentin tragjik me aeroplan në datën 28 nëntor të vitit 2016. Zyrtarët e klubit të Atletico Nacional kishin vendosur që këtë trofe t’ua dhuronin kundërshtarëve të tyre me të cilët do të ndeshesheshin në finale, në nder të gjithë atyre që humbën jetën.

Shpërndaj me