Serisë së gjatë të skuadrës së Barcelonës, pa humbje në kampionatin spanjoll të hendbollit i ka ardhur fundit. Kësaj serie prej 133 ndeshjeve pa humbje fund i ka dhënë skuadra e Guadallaharas e cila para shikuesve të saj me Barcelonën luajtën baraz 26:26 (13:16). Me këtë barazim i erdhi fundit fitoreve të katalonasve por jo edhe ndeshjeve pa humbje pasi këta nuk humbën në 133 ndeshje. Barcelona humbjen e fundit e kishte pësuar në maj të vitit 2013 edhe atë në përballjen me La Rioha.

Shpërndaj me