Jasir Asani nuk do të jetë në përballjen derbi të javës së 19-të në mes Vardarit dhe FC Shkupit dhe debutimi i tij në fanellën e skuadrës nga Çairi do të jetë përball Rabotniçkit. Marrëveshja në mes Vardarit dhe Shkupit është që mos të luajë kundër “kuqezinjve”, pasi është pjesë e huazimit. Të dielën, Asani do të përcjell sfidën në tribunë, ndërsa debutimi do të jetë në stadiumin e Çairit, kundër Rabotniçkit. Shkupi do të jetë i dobësuar në këtë përballje edhe me mungesë të futbollistëve të “huaj” si Sedat Berisha, Emanuel Mbella, por edhe sulmuesi serb, Nikola Iliq, të cilët ende janë në pritje të dokumentacionit të duhur për të luajtur në kampionatin vendor.

Shpërndaj me