Artisti iranian Bahram Ashofteh ka gjetur një mënyrë imagjinatave se ç’të bëjë me pjesët e vjetruara të makinave, ai krijon skulptura nga mbetjet metalike të shkatërruara dhe të panevojshme të makinave. Artisti ka 10 vite që e zhvillon zejen e tij të veçantë.

 “Momentet më të mira për mua janë ato që i kaloj në punishte me skulpturat e mia. Secilën ditë një krijim i ri dhe ide të reja. Ky art është shumë i madh dhe plot variacione  si një det i tërë – u shpreh Bahram Ashofteh, artist.

Dizajnet e ndërlikuara për skulptura më të mëdha kërkojnë 5 deri 8 muaj. Së fundi artisti krijimet e tij i ekspozoi në një ekspozitë në Tehran ku disa nga skulpturat u shitën për qindra mijëra dollarë.

 

Shpërndaj me