Sindikata për Arsim multietnik në Maqedoni ka akuzuar Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë se po kryen presion ndaj drejtorëve të shkollave dhe punonjësve të arsimit për vazhdim të anëtarësimit të tyre në këtë të fundit. Dragi Jovanovski, kryetar I Sindikatës multietnike tha se do të ngre padi ndaj SASHK-ut për shkak të presioneve nëpër shkolla dhe kjo, sipas Jovanovskit, bazohet nga letrat me shkrim që SAHK-u u ka dërguar shkollave në vend.

Po kryejnë presion klasik ndaj drejtorëve dhe nuk lejojnë që njerëzit të shkojnë në sindikate tjera, atje ku dëshirojnë, nuk do të thotë multietnik, mundet edhe në tjetër sindikatë të shkojnë. Këtë të drejtë askush nuk guxon t’ua mohojë, ka konventë për të drejta sindikale, konventa 95, është e drejtë e punëtorit të anëtarësohet në cilëndo sindikatë, të anëtarsohet atje ku dëshiron dhe nga këto arsye ekziston bazë dhe besoj që ekipi ynë juridik që kemi të angazhuar të ngre padi – deklaroi kryetar I SMAM-it Dragi Jovanovski.

Nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë thonë letrat në fjalë nuk janë presion ndaj anëtarëve të saj por se të njëjta janë të zakonshme dhe janë vetëm një rikujtim për drejtorët për të respektuar rregulloren dhe marrëveshjen e SASHK-ut. Gjithashtu, sot nga Sindikata multietnike kërkuan edhe kthimin në funksion të 40 të drejtave të punëtorëve në arsim të cilat u anashkaluan ose nuk u respektuan fare gjatë dekadës së fundit. Mes këtyre të kërkesave janë: pagesa për ushqim dhe transport, rritja e rrogave, orar të punës jomë orar të caktuar, pagesë të rrogës së 13, firmosje të marrëveshjesh kolektive dhe shumë të tjera.

Melihat Rustemi

Shpërndaj me