Armando Sadiku shënoi golin e parë në kampionatin e Polonisë, edhe pse u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë. Sulmuesi shqiptarë shënoi golin debutues për skuadrën e Legias nga Varshavës, në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 3-0 për skuadrën e Gornikut. Në javën e parë të kampoionatit polak, trajneri i Legias nuk hodhi në fushë lojtarët kryesorë të skuadrës për shkak të angazhimeve në Ligën e Kampionëve, ku synohet kualifikimi në fazën e grupeve. Përballja Gornik – Legia u mbyll me fitore të vendasve me rezultat 3-1.

Shpërndaj me