Autoritetet e Argjentinës publikuan shpërblim prej 4,9 milionë dollarësh për informacion i cili do të ndihmojë për gjetjen e nëndetëses ARA San Huan e cila u zhduk më 15 nëntor të vitit të kaluar pasi me 44 anëtarë të ekuipazhit e braktisi qytetin Ushuaja në jug të Argjentinës.

Kumtesa për shpërblimin është publikuar sot në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpërblimi do t’i takojë një personi i cili do të dorëzojë informacion dhe të dhëna të mira të cilat do të mundësonin gjetjen e lokacionit të saktë të nëndetëses. Nëndetësja argjentinase më 30 nëntor e ndërpreu një aksion për shpëtim, por kërkimi për nëndetësen vazhdon.

Shpërndaj me