Komisioni Antikorrupsion ka pranuar tre ankesa nga të punësuarit në institucionet shtetërore që janë gjobitur apo degraduar në postin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Kjo, sipas anti-korrupsionit, përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Tre raste të tjera do të shqyrtohen më pas, në të cilat kandidati për kryetar komune të Kriva Pallankës, nga LSDM-ja, Borjanço Micevski, akuzon rivalin e tij të VMRO DPMNE-s, Arsenço Aleksoski se materialin e llogaridhënies së tij e ka bërë me paratë e komunës. Për keqpërdorim të fondeve komunale ankesë ka dorëzuar edhe kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së, në Strugë kundër ndërmarrjes komunale Proakva, si dhe kryetari i shtabit elektoral të LSDM-së, në Çeshinovë-Obleshevë, kundër kryetarit të komunës. Një ankesë është refuzuar.

Vendimet që miratohen këtu në bazë Kodit Zgjedhor përpunohen më tej deri te ata që i kanë bërë shkeljet e kodit zgjedhor, në mënyrë që ti shfuqizojnë vendimet që i kanë miratuar në procesin zgjedhor.Në qoftë se bëhet kjo, më tej, ka një tjetër procedurë me të cilën shkohet në rishqyrtim, pse ajo nuk është bërë dhe ngritjes së nismës në Prokurorinë publike për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit- deklaroi Igor Tanturovski – kryetar i Komisionit për Antikorrupsion.

https://www.youtube.com/watch?v=jKOu6SVg1sA&feature=youtu.be

Shpërndaj me