Drejtësia në procedurat administrative në Maqedoni është kontestuese. Nëse qytetarët vendosin që të ankohen në ndonjë komision të shkallës së dytë ose në Gjykatën administrative për ndonjë vendim të shkallës së parë, procedurat zakonisht zgjasin me muaj, por edhe me vite të tëra. Brenda vitit mesatarisht parashtrohen nga 10 mijë ankesa, ndërsa qytetarët në të shumtën e rasteve e kërkojnë drejtësinë për denacionalizim ose për çështje tjera pronësore juridike, për lëndë në pjesën e kundërvajtjeve në komunikacion, por edhe për marrjen e bursave shtetërore. Hulumtimi i Qendrës për menaxhimin e ndryshimeve vlerëson se këto procedura janë të ngarkuara me më shumë probleme. Komunikimi mes Institucioneve në vend se përmes rrugës elektronike zhvillohet përmes postës, ndërsa Gjykata administrative nuk merr vendime përfundimtare, por procedurat i kthen tek organi i shkallës së parë.

Qytetarët kryesisht të ngujuar në të labirint shkojnë para-prapa dhe drejtësia është aq e vonuar saqë e matur në kohë ndonjëherë do të thoshte me vite – deklaroi  Neda Maleska, Qendër për menaxhimin e ndryshimeve.

E gjithë kjo i destimulon qytetarët që të tentojnë të arrijnë deri te drejtësia kur konsiderojnë se u është bërë padrejtësi në procedurat administrative.

Vetëm rreth 10 për qind e qytetarëve kanë ngritur procedurë para institucioneve. Kjo mund të ndërlidhet me atë se qytetarët nuk kanë besim se proceset do t’u zgjidhen shpejtë, e as që besojnë se vendimi do të jetë në favor të tyre – u shpreh Neda Maleska, Qendër për menaxhimin e ndryshimeve.

Profesori Dragan Gocevski, i cili është njëri nga autorët e hulumtimit, shprehet se puna do të ishte thjeshtësuar shumë nëse të gjitha organet e shkallës së dytë dhe Gjykata Administrative vendosen në një objekt dhe nëse komunikimi i tyre me organet e shkallës së parë zhvillohet në formë elektronike.

Dërgimi dhe shkëmbimi i lëndëve në nivel të komunikimit do të barazohet me kohën operative “zero”. Nuk do të ketë humbje të dokumenteve ose nuk do të ketë arsyetime të llojit “nuk i kemi shënimet, janë humbur në postë ose nuk e di ku janë ose organi nuk mund t’i gjejë”. Ose, nga ana tjetër, të ngarkohet partia disa që t’i gjejë mjetet dëshmuese nëse organi i shkallës së parë duhet doemos t’i ketë – tha Dragan Gocevski, profesor universitar.

Në hulumtim gjithashtu rekomandohet që të forcohet kapaciteti i Gjykatës Administrative gjë që do të mundësojë ajo të marrë vendime përfundimtare në vend se t’i kthejë lëndët, por njëherësh do të mund të ndjekë nëse aktgjykimet e saj zbatohen në praktikë ose jo, gjë që nuk ndodh tani.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me