Veterani anglez 101 vjeçar, Brison Uilliam Verdun, ka hyrë në librin e rekordeve botërore si njeriu I parë më I moshuar që kërceu me parashutë nga mbi 4000 metra lartësi. Verdun për herë të parë në jetën e tij parashutizmin e ka praktikuar një vit më parë në 100 vjetorin e lindjes. Paraprakisht ky titull mbahej nga një britanik.

“Doja ta thyej rekordin dhe ia dola, e solla përsëri në Angli. Jam shumë I lumtur për këtë arritje”, tha Brison Uilliam Verdun, veteran.

Bashkë me të nga avioni kërcyen edhe 8 anëtar të familjes së tij. Për nder të ish ushtarakut legjioni mbretëror britanik përgatiti edhe një ceremoni të veçantë.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me