Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev u zotua se Qeveria do të punojë në zhvillimin e bashkëpunimit me fqinjët dhe paralelisht do të realizojë reformat që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit në BE.

“Do të punojmë në krijimin e ambientit biznesor të kompanive të shëndosha dhe të suksesshme, dhe jo të krijohen kompani politike nga ana e Qeverisë. Ndërtimi i infrastrukturës do të jetë prioriteti ynë, do të punojmë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe gazifikimin e vendi. Pikërisht përmes ndërtimit të infrastrukturës do të tregojmë se jemi fuqishëm të orientuar në lidhjen rajonale – tha Angjushev.

Angjushev paralajmëroi se do të miratohet ligj i ri në energjetikë, në të cilin do të jetë i inkorporuar Paketi i tretë i BE-së dhe masat e rekomanduara nga Bashkësia Energjetike. Ai ftoi investitorët e huaj, duke iu garantuar mbështetje institucionale dhe siguri të kapitalit të tyre.

Shpërndaj me