Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev kompaninë EDS së bashku me të gjitha degët në Evropën Juglindore, ia shiti në pako kompanisë kombëtare greke për prodhimin e energjisë elektrike Pablik Paur Korporejshën. Tani për tani nuk zbulohen detaje për sa para është shitur kompania e Angjushevit, por, sipas burimeve nga kompania do të bëhet gjithçka sipas ligjeve në Maqedoni, më parë do të sigurohet një opinion nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Përndryshe kompania greke PPC është kompania më e madhe e energjisë elektrike në Evropën juglindore me të ardhura vjetore prej më shumë se 5 miliardë euro. Zëv/kryeministri Angjushev edhe në të kaluarën, njoftoi për shitjen e mundshme të kompanisë për të shmangur konflikt interesash, pasi u bë ministër në qeverinë e Zoran Zaevit.

Alsat-M

Shpërndaj me