Shoqata e Transportuesve “MAKAMTRANS” kërkon që qeveria të ndryshojë ligjin për akcizat. Nga kjo shoqatë besojnë se rritja e akcizës do të ndikojë në punën e tyre dhe transportuesit vendas do të bëhen jo konkurrues. Ata konsiderojnë se me rritjen e akcizës për 3.5 denarë do të duhet të korrigjohet kostoja e transportit, e cila nga ana tjetër do t’i bëjë më të shtrenjtë në treg. Sipas qëndrimit me shkrim të kësaj shoqate, në vitet e fundit për shkak të ofertës së vogël për transport të produkteve në të gjithë Evropën dhe rritjes së numrit të mjeteve transportuese nga të gjitha vendet, ka zbritje të çmimeve të transportit pavarësisht lëvizjes së çmimeve të derivateve në nivel global. Edhe nga Shoqata e transportit “Istok” ditët e fundit i kanë rritur çmimet e biletave për udhëtim. Kreu i Shoqatës, Goran Tërpkovski tha se ata kishin një zbritje verore të çmimit dhe tani vetëm është kthyer çmimi i vjetër i biletave të autobusëve. Nga transportuesi më i madh “Rule Tours” thonë se pasi të rishikohet kostoja e akcizës së naftës, do të bëjnë analiza dhe do të vendoset nëse do ta shtrenjtojnë çmimin e biletave të autobusëve.

Shpërndaj me