Atletja amerikane në kërcim për së gjati Britni Rajs, e ka fituar edhe titullin e katërt kampione e botës në këtë disiplinë. Ajo në botërorin e Londrës, deri tek medalja e artë erdhi me kërcimin 7.2 metra dhe me këtë u bë atletja e parë në këtë disiplinë që fiton katër tituj kampione e botës. Ndryshe në këtë garë serbja Ivana Spanoviç, për shkak të numrit të saj në shpinë mbeti pa medalje. Ndërsa atleti polak Pavel Fajdek, e ka fituar titullin e tretë kampion bote në disiplinën hedhje të çekiçit. Ai medaljen e artë e fitoi me hedhjen në gjatësi prej 79.81 metra. Sprinterja holandeze Dafne Shipers , e ka mbrojtur titullin e kampionit. Ajo në vrapin e 200 metrave, shënoi kohën më të mirë të këtij sezoni 22.5 sekonda dhe kjo ishte e mjaftueshme për të marrë medaljen e artë.

Shpërndaj me