Skuadra e Altrinkamit e cila militon në ligat më të ulëta të Anglisë, do të jetë skuadra e parë që përdorë një teknologji të re në lidhje me komunikimin me fansat. Tifozët me teknologjinë e re, do të mund të mësojnë informatat e fundit për klubin e tyre, vetëm në rast se regjistrojnë në telefonin e tyre, numrin që do ta marrin në faqen e ekipit. Më pas ata do të informohen për të gjitha lajmet e fundit, intervistat dhe çdo gjë tjetër në lidhje me ekipin e tyre në kohë reale, nëpërmjet programit “WhatsApp”.

Shpërndaj me