Ambasadorja gjermane në Shkup Krisitin Althauzer i është përgjigjur Presidentit Ivanov pas deklaratës së mbrëmshme në të cilën Ivanov potencoi se Gjermania dhe kancelaria Angela Merkel deri më tani janë informuar nga lajme të rrejshme dhe të pavërteta rreth situatave në Maqedoni. Sipas Ivanov, pas këtyre informacioneve të pavërteta, kancelarja Merkel është detyruar të kërkojë falje. Althauzer ka pohuar se Maqedonia posedon mbështetjen e Gjermanisë dhe se vetë ajo posedon besimin dhe mbështetjen e kancelares Merkel për çdo veprim të sajin dhe çdo hap strategjik në Maqedoni. Althauzer ka kujtuar presidentin Ivanov se sa më shumë armiq që posedon aq më i madh është nderi dhe krenaria.

Alsat-M

Shpërndaj me