Kushtet ekstreme klimatike nuk e zmbrapsën pas Muamet Alilin dhe Nebi Hoxhën që ta realizojë me sukses sfidën e ngjitjes në majën më të lartë në Evropë, Elbrus 5642 metra lartësi mbidetare. Përveç Elbrusit alpinistët pushtuan edhe majën e Kazbergut në Gjeorgji me lartësi 5033. E gjithë ekspedita zgjati rreth 10 ditë.

Vështirësi boll ka pas se jemi ballafaqua me mot shumë të keq. Ka pasur erë rreth 50 km/h dhe temperaturat ishin nën -23 gradë. Sfida u bë më 9 korrik në ora 8 të kohës lokale ruse. Sfidë të radhës e kam një Kilimanxharo në Afrikë dhe e dyta do të jetë në Argjentinë rreth 7000 metra- tha alpinisti Muamet Alili.

Pjesë e ekspeditës ishin18 anëtarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

 Shefkije Alasani

 

Shpërndaj me