Në prani të përfaqësuesve të menaxhmentit të “Alkaloid Ad Shkup”, u lëshuan në përdorim tre projekte të reja nga kjo kompani: prodhues të produkteve gjysmë të ngurta farmaceutike (si vajra, kremra, xhel, etj), Peshore qendrore 2 dhe repart për paketimin e formave të ngurta farmaceutike. Departamentet e reja të prodhimit mbulojnë një sipërfaqe prej 1000 m2 dhe vlera e këtij investimi të ri të “Alkaloiditështë mbi 2.5 milion euro. Gjatë zbatimit të të gjitha këtyre projekteve, janë zbatuar standardet më të fundit për Praktikat e Prodhimit të Mirë (GMP). Me rastin e lëshimit zyrtar në përdorim të projekteve të reja që janë investuar, Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit drejtues të Alkaloid SHA Shkup, Zhivko Mukaetov tha se “investimet në objekte, teknologji, njohuri dhe staf të ri do të vazhdojnë të jenë të domosdoshme në veprimtarinë tonë të përditshme. Përcaktimi programor i prodhimit human me qëllim përfundimtar kryesisht përdoruesit, është parimi nga i cili udhëhiqemi dhe do të vazhdojmë të udhëhiqemi në veprimtarinë e përditshme.” Shtoi, Mukaetov.

Alsat-M

 

 

Shpërndaj me